Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t kanë bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.
Sipas fotografive të siguruara nga gazeta Neutral, shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës jashtë një objekti banesor në këtë lagje.
Ende nuk dihet se shtëpia e kujt po bastiset dhe cilat janë motivet e saj.