Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është e plagosur.
Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK, Avdush Bajgora, tha për gazetën Neutral se e plagosura në Podujevë është në rrezik për jetë, shkruan gazeta Neutral.
“Pacientja për momentin është në intervenim kirurgjikal dhe pritet që së shpejti të dalë nga salla. Për vetëfaktin që i është nënshtruar intervenimit kriurgjikal nënkupton që është në rrezik për jetën”, shtoi Bajgora.
/Gazeta Neutral/