Presidentët e rajonit mblidhen në Shkup për takimin Brdo -Brione, Osmani publikon fotografi, Vuçiq s’shihet aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Shkup me homoogun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Në shkup pritet të zhvillohet takimi Brdo -Brione, mes presidentëve të shteteve të rajonit, ku po merr pjesë edhe Osmani.

Por, nga fotografitë e publikuara nga Osmani nuk shihet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Pjesëmarrja e tij është e diskutueshme.

Për këtë takim pos vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, Osmani ka thënë se mezi nuk pret që të diskutojë për hapat e përbashkët në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

”Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen  përpara në rrugën e tij euroatlantike”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut ruajnë raporte të mira ndër shtetërore si dy vende fqinje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *