Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq foli pak për historinë, duke thënë se përgjatë saj “janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”.
Kështu ai iu referua Serbisë në një konferencë për media, pasi e priti në takim në Zagreb presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Aty folën kryesisht për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Milanoviq tha për Serbinë se “siç duket nuk kanë mësuar asgjë” nga historia, raporton Gazeta Express.
Për Serbinë, tha gjithashtu se “nuk kontribuon në mënyrë konstruktive” në rajon.
“Sikur të kishte pasur politikë më racionale, do të kishte qenë më mirë për Serbinë”, tha presidenti kroat.
Paraprakisht, ai tregoi se si Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.
Ndërsa presidentja Vjosa Osmani tha se ka “prova të mjaftueshme për këdo që dësbhiron ta shohë se kush po e destabilizon rajonin”. Këto prova, tha se i diskutuan në detaje në takimin me presidentin Zoran Milanoviq.