Siç raporton agjencia e lajmeve „Beta“, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill sot është duke vizituar Rashkën dhe Novi Pazarin, trasnmeton Express.
Sipas bruimeve jozyrtare dhe informacioneve të pakonfirmuara, Hill ka mbërritur në Novi Pazar me një helikopter të Ushtrisë Serbe që ka zbritur në kazermën “Rifat Burdzevic Trso”.
Para kësaj, helikopteri është ulur edhe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë.
Jozyrtarisht ai raporotohet se është duke u shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes serbe Millosh Vuçeviq.
Përfaqësues të institucioneve lokale të Novi Pazarit kanë thënë për agjencinë Beta se nuk janë të informuar për vizitën e Hillit.
Ndërkohë që as Ministria e Mbrojtjes serbe nuk e ka konfirmuar këtë informacion për „Beta“./Express/