Përfundon bastisja tek ky mobi-shop në Prishtinë – Inspektorët marrin me vete disa pako

Inspektorati i Tregut ka përfunduar bastisjen brenda mobilshopit “Fita” në Prishtinë.

Për disa orë, inspektorët kanë qëndruar brenda lokalit. Ata kanë dalur me disa pako në duar, për të cilat nuk kanë dhënë informacione se çfarë ka brenda.

Gazeta Insajderi sjell pamjet kur inspektoret kanë dal nga lokali me rreth 4-5 pako të cilat i kanë sekuestruara.

Gjatë kësaj periudhe pronari i Fita’s ka qëndruar brenda objektit dhe nuk ka pranuar të prononcohet.

Ndaj mobi-shopëve është zhvilluar edhe dje një aksion i gjer në Prishtinë, ku janë konfiskuar disa telefonë dhe gjëra të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *