Pas disa mesazheve kërcënuese që një i ri nga Mitrovia ka marrë në telefonin e tij, ka denoncuar në Polici një rast të kanosjes.
E gjithë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur 25-vjeçari teksa po qëndronte në shtëpinë e tij ka marrë mesazhe elektronike me përmbajtje shqetësuese për të. Një person i panjohur i është drejtuar atij me fjalët “Zoti të përpjeku me k*urvën më ta madhe të Gjilanit, heq dorë prej saj se të kushton me jetë”.
Kjo bëri që ai menjëherë të denoncojë rastin në Polici, duke deklaruar se nuk i di arsyet përse iu dërgua një mesazh i tillë e as nuk e njeh personin që e nisi atë.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’.