Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se nuk ka shumë informacione për vrasjen e një polici në Serbi, që mediat atje po raportojnë se i dyshuari është nga Kosova.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se informacionet që kanë mediat i ka edhe ai.
Ai ka ftuar gazetarët që t’i përcjellin komunikata e Policisë së Kosovës.
“Po ato informacione që i përmendet ju i kam marrë edhe unë sot në mëngjes. Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që t`i përcjellin me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe të MPJDS”, ka thënë Kurti.