Vdes mjeku i njohur nga Vushtrria

Ka vdekur doktori nga Komuna e Vushtrrisë Fehmi Haxhaj.

Dr. Haxhaj kishte punuar për një kohë të gjatë në QKMF në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Haxhaj, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre.

Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Haxhaj për humbjen e tyre. Derisa vlerësoi lartë kontributin që doktor Fehmi Haxhaj, ka dhënë për shëndetësinë vushtrriase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *