Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Tivat është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begajn.
Ajo ka thënë se ky takim është bërë për të koordinuar qëndrimet mes dy shteteve.
Sot në Tivat, me Presidentin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.