ShKK suspendon zyrtarin korrektues i dyshuar për veprën penale “Mashtrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se është marr vendim për suspendimin e një zyrtari korrektues për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë.

ShKK bënë të ditur se ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përcjell Arbresh.info.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme. Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *