Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook që tregon punimet e rrugës Bare-Selac që janë në përfundim.
Në postim, VV-ja thotë se dikur në veri të vendit lejohej ndërtimi vetëm I villave të Radojçiqit ndërkaq sot, siç thotë Lëvizja, po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave.
“Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është dhuarë e Rankoviqit”, thotë mes tjerash LVV-ja.
“Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radojçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”. Për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tash është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4Km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit”, thuhet në postim.
“Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë”, përfundon postimi.