Gërvalla takon homologen sllovene, në fokus forcimi i Partneritetit Strategjik midis Kosovës dhe Sllovenisë

Në margjinat e Forumit të Bledit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Sipas njoftimit të ministrisë, Gërvalla theksoi se ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Arbresh.info.

“Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork.”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *