Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.
I pari i qeverisë kosovare ndër tjera ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë me aleancën veriatlantike.
Urime Mark Rutte për fillimin zyrtar të rolit tuaj në krye të NATO-s. Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kapacitetin tuaj të ri”.