Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës. Ai ishte shtetas i huaj.ShKShMK’ja dje në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një operacion në malet e Sharrit.
Personi i humbur është në gjendje të mirë shëndetësore.“Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve.