Gani Sejdiu emerohet kryetrajner i ekipit nga Skenderaj .
Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun.
Ish trajneri i Renovës në Maqedoni, pastaj i shumë skuadrave kosovare si Trepça’89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e së fundmi i KF Phoenix , Gani Sejdiu ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin , gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit.
Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.
Këtë lajmë e kanë zyratarizuar KF Drenica në facebookin zyrtar të klubit .