Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajeami tha se ftesa e kryeministrit për darkë nuk ishte e sinqertë.
Deputejta Bakrami tha se kryeministri duhet të marrë përgjegjësi dhe të dorëzohet.
Deputetja e LDK-së tha se si parti nuk pranojnë shpërndarjen e Kuvendit sepse kjo sipas saj do të amnistonte kryeministrin.
“Ai dëshiron të thotë që Kuvendi s’po punon dhe eja të shkojmë në zgjedhje, duke mos pranuar dështimin e tij”, tha Bajrami në KTV.
E pyetur nëse LDK ka frikë të shkojë në zgjedhje, deputetja Bajrami tha se “as partia në pushtet nuk është më e gatshme se LDK për të shkuar në zgjedhje”.
Ajo tha se nuk mund të bashkëpunojnë me një njeri që i ka quajtur tradhtarë.