Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka postuar një video në Facebook ku akuzoi Qeverinë për tenderët njëburimorë.
Në video thuhet se vetëm në KEK janë 112 kontrata të kësaj forme tenderuese me vlerë 102 milionë euro.
“Qeveri e militantëve dhe dostave! Kontratat sekrete të Qeverisë kanë favorizuar anëtarët e partisë në pushtet. Në KEK janë edhe gjithsejt 112 kontrata të njëburimore, në vlerë prej 102 milionë euro, ku në disa prej tyre kemi ngritur dyshime. Ja ku e keni rastin tipik; Gazmend Begolli, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është shpërblyer nga kontratat sekrete me 27 mijë euro, për një rol, si konsulent në Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.