Albin Kurti nuk durohet më, merret me premtimet e Abdixhikut për paga dhe “emisionet humoristike”

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti e përmendi opozitën.

Ai tha se ata po bëjnë “shumë premtime boshe”, por sipas tij nuk duhet të ngatërrohen emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme.

“Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundërvlerë e vendimeve të mira qeveritare, mirëpo për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet ngatërruar”, tha Kurti. 

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, dje pasi qeveria tha se pagat do të rriten në sektorin publik, e përsëriti premtimin e tij se koeficienti i pagave do të jetë 150 euro nëse ai bëhet kryeministër.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *