Një i mitur në Lipjan ka therur me thikë dy persona të tjerë që po ashtu janë të mtur.
Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia përmes raportit 24 orësh.