Pothuajse çdo ditë në vendin tonë raportohen shkelje të rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, të cilët po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Rastet më të shpeshta janë ato të tejkalimit të shpejtësisë, që shpeshherë kanë çuar edhe në aksidente të rënda e me fatalitet.
Policia në Gjilan ka njoftuar për gjobitjen e një shoferi që ka shkelur rregullat në trafik, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h ka vozitur me shpejtësinë 160 km/h.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.” – ka njoftuar Policia.