Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë identifikuar dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në së paku tri grabitje, të cilat janë kryer ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës.
Njëri nga personat e dyshuar A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Për të njëjtat raste policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë.