Grupit famkeq në Telegram, AlbKings siç duket po i vjen fundit.
Mbi 100 mijë burra nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur në një grup në Telegram ku poshtërojnë figurën e gruas duke marre fotografitë e vajzave dhe grave dhe duke i keqpërdorur.
Se fundmi, Nacionale ka raportuar se janë arrestuar dy persona.
Njëri prej tyre 18-vjeçar nga Gjilani ndërsa tjetri i njohur me nofkën ‘Lideri’ i cili është nga Prizreni. Në këtë grup, mijëra burra kanë denigruar figurën e grave duke ua marrë fotografitë paautorizim dhe duke i bërë montazhë në forma të pahijshme.