Situata në veri duket se po tensionet çdo herë e më shumë, burime të sigurta të Gazetës Neutral kanë zbuluar se Serbia po ndjek një strategji të re në fushën e sigurisë, duke filluar armatimin e secilit qytetar mbi 18 vjeç me armë të gjata.
Ky vendim ka ngritur shqetësime dhe dyshime në nivel ndërkombëtar, duke shqetësuar faktorin nderkombëtar dhe duke krijuar tensione në rajon.
Ndërsa shqetësimet rreth tensioneve dhe konflikteve të mundshme të armatosura rriten, autoritetet serbe mbajnë qëndrimin se ky veprim synon rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes individuale.
Megjithatë, kjo nismë ka shkaktuar shqetësime të forta në opinionin ndërkombëtar dhe ka nxitur pyetje mbi motivet e vërteta pas këtij armatim masiv.
Ky zhvillim i papritur ka shpallur një periudhë të tensionuar dhe është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për zhvillimet e ardhshme dhe ndikimin që mund të ketë në stabilitetin rajonal