Artiana Matoshi, producente ditore në Big Brother VIP Kosova, sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se BBVK ka thyer të gjitha tabutë e mundshme.
Sipas saj, gjithçka që ka ndodhur ka treguar shumë për shumë për thyerjet e tabusë në shoqërinë tonë.
“Në këtë Big Brother janë thyer të gjitha tabutë e mundshme. Kujt ia kishte marrë mendja që Edona James shkon në finale”.
“E ke një Edona James, një transgjinore që arrin në finale, që publiku e do, që është virale gjithandej në rrjetet sociale, kjo tregon mjaft shumë për thyerjet e tabusë në këtë shoqëri që kemi menduar qe jemi konservator”, u shpreh ajo.