Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se tashmë ka ndaluar edhe një person të moshës madhore në lidhje me dyshimet për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Në njoftimin për media, prokuroria ka thënë se i ndaluari po dyshohet për veprën penale ndihmë në kryerje të veprës penale të dhunimit.
Ai është arrestuar për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në qershor të këtij viti.
“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Numri i të arrestuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ka shkuar në 13.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar në qershor dhe në gusht, për këto dy raste janë arrestuar tashmë 13 persona, derisa shumica prej tyre janë në paraburgim.