Rrahja brenda Ministrisë së Kulturës – reagon ministri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar lidhur me raportimet se ka pasur një rrahje brenda Ministrisë së Kulturës. Ai ka thënë se është duke u marrë personalisht me rastin dhe po mblidhen informatat dhe faktet përkatëse, shkruan Insajderi.

Para gazetarëve, Çeku theksoi se janë duke u verifikuar detajet e ngjarjes.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste,” ka thënë ai.

Çeku ka bërë të qartë se dhuna, në çdo formë, është e papranueshme dhe e dënueshme

“Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm,” ka shtuar ai. 

Sot në orët e paradites një përleshje fizike është raportuar të ketë ndodhur brenda zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Zyrtari i kësaj ministrie, Miftar Latifi, ka shkuar në Policinë e Kosovës për të denoncuar sekretarin e Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi, për sulm fizik, duke pretenduar se është kapur për fyti prej tij.

“Sekretar i MKRS-së, Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifi, rasti është lajmëruar në polici dhe sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në Polici”, ka njoftuar burimi.

Për rastin, Insajderi ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *