Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se aferat dhe skandalet në MPJ nuk kanë të ndalur.
Ajo ka përmendur rastin e pasaportave të humbura dhe letërnjoftimeve të mërgimtarëve nga shërbimi postar.
Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve tanë në postën diplomatike të Republikës së Kosovës. Dhe ky nuk është rasti i parë që bashkatdhetarët tanë përballen me një problem të tillë me pajisje të dokumenteve personale”.
“Kontratat njëburimore janë hajni. Duhet të theksohet se tenderi për shpërndarjen e këtyre dokumenteve të rëndësishme të qytetarëve tonë që jetojnë në mërgatë i ishte dhënë një kompanie me çmim shumëfish më të shtrenjtë, 6 herë më i shtrenjtë. Pra ofertuesi ka qenë 233,40 centë si ofertë e parë për shërbim postar diplomatik, ndërsa ka fituar ofertuesi i dytë me 1304,55 centë”.
Ajo tha se humbja e tyre rrezikon keqpërdorimin e identitetit të mërgimtarëve dhe tha se partia e saj ka kërkuar llogari se pse u zhdukën këto dokumente nga ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla./Express/