Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video, ku kryeministri Kurti premton që gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojë banim të përballueshëm për 4 mijë familje për çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe shërbyesit publikë.
“Për çiftet e reja, gratë kryefamiljare, por edhe për shërbyesit publikë si arsimtarët, infermierët, policët e zjarrfikësit, apo edhe administrata publike, vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes, do t’u mundësojmë banim të përballueshëm për 4000 familje”, ka thënë Kurti.
Abdixhiku ka thënë se ky premtim s’u bë dhe se Kosova meriton më mirë.
“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.