Gazetari Vehbi Kajtazi tha se është gjetur një “pajisje e dyshimtë” në njërën prej rrotave të veturës së tij, pasi atë e kishte dërguar për kontroll te mekaniku.
Ai shkroi në Facebook se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se po pritet të shkojnë atje njësi të specializuara policore.
Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, shkroi Kajtazi.