Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë mbrëmjen e kaluar, kur një zyrtar policor u kap në flagrancë në parkun e qytetit në Prishtinë, duke blerë substanca narkotike, shkruan Gazeta Neutral.
Burime të Gazetës Neutral zbulojnë se polici i përfshirë ka qenë përdorues i kokainës për më shumë se tre vite.
Polici që u kap në flagrancë është Arbnor Rexhepi, zyrtar në Divizionin e Sigurimit.
Gjatë arrestimit, në posedimin e tij u gjet një sasi prej 3 gram kokainë.
Ky incident ka ngjallur reagime të forta, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për t’i ndërprerë marrëdhënien e punës zyrtarit policor.