Operacioni “Freeshop”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e tre të dyshuarve për shitblerje të drogës

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, njëri prej tyre zyrtar policor.

Prokuroria ka njoftuar se në rrugën “Gazmend Zajmi” është ndaluar një veturë ku të dyshuarve u është gjetur sasi e substancave narkotike.

Më pas sasi e narkotikëve është gjetur edhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 29 Tetor 2024 – Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurori kujdestar më datë 28.10.2024, rreth orës 19:00 në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se pasi ishte ndaluar një veturë e dyshuar nga policia në rrugën “Gazmend Zajmi” në  Prishtinë në të cilën gjendeshin dy persona, pas kontrollit të personave është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike.

Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka kryer kontrollin në një lokal ku ka gjetur një sasi të dyshuar të substancave narkotike, si dhe në dy vendbanime të tjera në të cilat ka rezultuar me gjetjen e një sasie tjetër të dyshuar të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre personat e dyshuar për 48 orë ku një nga të dyshuarit ka rezultuar të jetë zyrtar policor.

Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *