Osmani: Kosova e përkushtuar ta forcojë partneritetin me Turqinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruara homologun turk Rexhep Taip Erdogan dhe gjithë popullin Turqisë me rastin e Ditës së Republikës.

Në një postim në X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Turqisë.

Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur të forcojë partneritetin me Turqinë.

“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim të shfrytëzojmë me entuziazëm të madh mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, ka shkruar Osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *