Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy vëllëzër mes vete, njëri ka mbetur i vdekur.
Lajmin e ka konfimruar Polica e Kosovës.
“Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.
“Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, ka konfirmuar Policia.
Ndërsa personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ka gjendje stabile.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në Qendrën Emergjetnte, për momenti janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, tha Syla.