Aksident i rëndë në Drenas, përfshihen tri vetura dhe lëndohen tre persona

Sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar tre persona, raporton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *