Osmani kërkon që BE të tregojë vendosmëri ndaj Serbisë njejtë si ndaj Rusisë: Kjo është me rëndësi, sidomos pas sulmit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregohet i vendosur në raport edhe me Serbinë si satelit i Putinit, njëjtë siç është treguar ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Osmani ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet sidomos sa i përket përgjegjësisë së shtetit të Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë.

Mezi presim që të zbatojmë reformat e planit dhe të përfitojmë sa më shumë në vijim. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe për kokë banori dhe do të na ofrojë në vlerat e BE-së.

Kosova shquhet për afrimin 100 % me politikën e sigurisë së BE-së. Kemi mbështetur Ukrainën me dërgim të armëve, e ushtrimeve ushtarake, është vetëm një shembull i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe për vlerat evropiane”, ka thënë Osmani, raporton Express.

“Kosova ka dëshmuar se përafrimi me politikat e BE-së s’janë vetëm fjalë por vepra konkrete. Është fat i keq për sigurinë tonë dhe për vetë luftën e Ukrainës që në Ballkanin Perëndimor që një shtet vazhdon të jetë një satelit i Rusisë. Është koha e fundit që BE-ja të tregojë vendosmërinë, siç ka treguar për Rusinë, të tregojë edhe për satelitët dhe shërbyesve të Rusisë në rajon. Kjo sidomos është e rëndësishme sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktin e agresionit ndaj Kosovës, që sipas Shtëpisë së Bardhe pati synim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar tutje presidentja Osmani./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *