Një kthesë e papritur ka ndodhur mes gazetarit Vullnet Krasniqi dhe ish-reperit Fero (Feronit Shabani), të cilët kanë lënë pas përplasjet dhe janë bërë shokë, shkruan Neutral Bizz.
Kjo vjen pasi, në një debat televiziv të mëparshëm, Vullneti e kishte kritikuar ashpër Feron duke thënë: “Tashmë PR-në fesë po i bën Fero, Nazi dhe hoxhallarët që janë edukuar në Arabi.” Ai gjithashtu shtoi: “Te ne, hoxhallarët me BMW nuk kanë ardhur, as milionat si kanë pasur.”
https://www.facebook.com/share/v/2Ty38Xa14nL9okVy/?mibextid=UalRPS: Fero dhe Vullneti lënë pas përplasjet dhe bëhen miq pas deklaratave kontradiktoreMegjithatë, situata ka ndryshuar kur Fero u shfaq si mysafir në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” dhe banorët patën mundësinë t’i bëjnë pyetje. Gjatë diskutimit, Fero e lavdëroi Vullnetin, duke theksuar se ai ishte i vetmi që e kishte respektuar më së shumti gjatë konferencës dhe se nuk e kishte pritur këtë sjellje nga gazetari.
“Ka shumë paragjykime, por brenda në shpirt je shumë i mirë,” deklaroi Fero për Vullnetin, duke surprizuar shumë nga të pranishmit.
Përveç kësaj, Fero foli për një sërë temash të tjera, duke përfshirë edhe çështjen e kujdestarisë së vajzës së tij dhe arsyet për të cilat kishte lënë muzikën. Deklaratat e tij treguan një anë më të butë të tij dhe sinjalizuan përfundimin e përplasjeve mes tij dhe Vullnetit.