Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Republika e Kosovës për këto 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 viteve të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të sundimit të ligjit.
Osmani në konferencën ndërkombëtare të organizuar në temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, tha se përvojat e gjykatave kushtetuese janë të mira për secilin gjyqtarë të në një rast të caktuar.
”Gjykata në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaftë të mirë në sundim të ligjit. Themelimi i këtij forumi do të rrisë edhe më shume bashkëpunimin e gjykatave kushtetuese në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Institucionet tona mbeten të angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të njeriut”, tha Osmani, raporton RTKLive.
“Kushtetuta e shteteve tona janë kthesa të mëdha historike. Sfidat të gjykatave kushtetuese në Ballkanit po i diskutojmë këtu dhe po jam e lumtur që po bëhen në Prishtinë. Uroj që kjo ngjarje të identifikoi sfidat dhe të na inspiroj për bashkëpunim që forcon vlerat tona të përbashkëta”, tha Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.