Dëshmitari Fadil Geci e ka kritikuar avokatin e Hashim Thaçin, Luka Misetiq, pasi i njëjti e pyeti nëse qëndron se vetë ai, Gani Geci, Milaim Zeka, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, kanë qenë kundërshtarë politik të Thaçit në kohën kur kanë bërë akuza ndaj tij lidhur me Komunikatën e 59’të.
Geci nuk u përgjigj direkt, por iu drejtua avokatit duke i thënë se po bën gabim si profesionist, raporton Express.
Më lejoni të ju them këtë, dëshmitar në përgjigje që bëri gjykatësi që kishte të bënte me intervistën e z.Thaçi, çdo person që ka ardhur në gjykatë dhe që kemi diskutuar dhe që ka lidhje me akuzat ndaj z.Thaçi, që ka të bëjë me Komunikatën e 59’të, që jeni ju, Gani Geci, Milaim Zeka, Jakup dhe Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Vetëvendosja, ju jeni të gjithë politikanë, jeni të gjithë persona që keni qenë kundërshtarë politik të z.Thaçi, në momentin kur i keni bërë këto akuza kundër tij, ky është fakt apo jo dëshmitar”, ishte pyetja e avokatit.
Geci disa herë iu drejtua avokatit Misetiq duke i thënë se kjo praktikë është e gabuar në gjyq.
“Është e gabume në gjyq. Po flet që nuk është e pranume kund në botë një praktikë e tillë. Sikur të ish ashtu, kriminelët ishin nda në grupe dhe i kishin mohu tona. Nuk qëndron ajo, e ki gabm shumë. Unë mendoj, gjykata e vendos. Gabim shumë, gabim të madh je ka bën. Si profesionist, je ka bën gabim”, tha Geci.
Përgjigja e avokatit ishte se vetëm po bën pyetje fakti.
“Po ju bëj një pyetje fakti, përgjigja është po apo jo, a ëshyë e vërtetë apo jo”, tha Misetiq.