Zemaj: Askush s’e ka menduar se do ta përjetojë kohën kur diskutohet ushqimi në FSK, kot s’u kemi thënë praktikantë dhe të paaftë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se “nës heshtim, ka me ardhë një moment kur të gjithë keni me rapre e këtij mashtrimi, kësaj hajnie”.

Unë jam i bindur se askush nuk e ka menduar dhe askush nuk e ka vlerësuar që do ta përjetojë, qoftë si anëtarë të këtij Kuvendi këtu, një çështje që do të duhej të ishte më se elementare”, tha Zemaj

“Ne kot nuk u kemi thënë praktikantë dhe kot nuk u kemi thënë të paaftë, sepse dështimet në nivele të tilla i kemi parë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *