Një person në Ferizaj është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij. Gjatë arrestimit ai ka sulmuar fizikisht policët.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Ferizaj 12.10.2024-02:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij. I dyshuari gjatë arrestimit kishte refuzuar dhe kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, viktimat meshkuj kosovar. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”