Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës sepse kjo, sipas tij, nënkupton tregti të lirë, fluksin e mallrave, kapitalit dhe njerëzve.

Por, këtu Vuçiq u mundua të thotë se njohja e letërnjoftimeve e targave të Kosovës “nuk ka të bëjë me statusin shtetëroro-juridik”.

Këtë deklaratë Vuçiq e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Tivat, në Samitin e Brdo-Brionit, shkruan gazeta serbe “Danas”, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse Serbia mund të ndryshojë drejtimin e saj “sa i përket pranimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh se që nga viti 2013 Serbia ka njohur kartat e identitetit dhe targat e Kosovës dhe se deputetët serbë kanë qëndruar për himnin e Kosovës, Vuçiq fillimisht theksoi se atje nuk është diçka e tillë siç është Republika e Kosovës”.

“Faleminderit që e bëtë këtë, nëse nuk do ta kishit bërë, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Nuk ka Republikë të Kosovës, as sipas të drejtës ndërkombëtare publike, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe as Rezolutës 1244”, pretendoi Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *