Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka publikuar Raportin e Monitorimit “Karta e Vlerësimit” – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Albin Kurti, tha se si Qeveri kanë punuar që të rritet mbështetja për politikat sociale.
Sipas tij, synimi ka qenë që të mos lihet askush mbrapa që pabarazia të luftohet qysh në fëmijërinë e hershme, duke përmendur ndarjen e shtesave për fëmijët dhe lehonat, madje edhe dyfishimin e tyre.
“Cili është mjedis i kujdesit për fëmijët tanë sot duhet të jetë pyetja jonë e përbashkët dhe çfarë na paralajmërim ky mjedise për të ardhëm e shoqërisë sonë. Në këtë pyetej të përbashkët ne mund të kemi përgjigje të veçanta mirëpo asnjë përgjigje e veçantë nuk do të jetë zgjedhje, zgjidhje është edhe përgjigja e përbashkët”.
“Të vetëdijshëm se ka shumë punë për tu bërë ne parimisht kemi siguruar qe të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skemat e reja duke krijuar barazi nga mosha e hershme. Përqendrimi ynë ka qenë që të mos lihet as kush mbrapa që pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme”.
“Ka tri vite që kemi prezantuar shtesat për fëmijë nënë moshën 6 vjeçare të cilat i dyfishuam e trefishuam sivjet dhe njëkohësisht shtesat për nënat lehona për tu përballur me kriza ndamë mbi 100 milionë euro për të mbështetur përfituesit e skemave sociale dhe rritëm buxhetin qind për qind për strehimoret dhe OJQ që ofrojnë shërbime sociale ”, ka thënë ai.
Habit Hajredini, nga Zyra për Qeverisje të mirë, tha se qëllimi i kësaj konference ka qenë që të identifikohen sfidat, progresi si dhe veprimet e mëtejshëm që duhet të ndërmerren në fushën e të drejtave të fëmijëve.
“Qëllimi i kësaj konferencë është që së bashku të identifikohen sfidat, progresi si dhe veprimet e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin ne fushën e të drejtave të fëmijëve. Bashkëpunimi ynë me shoqërinë civile, është i përditshëm dhe konsultativ në të gjitha fushat dukë përfshire edhe në plotësimin e kuadrit ligjorë për të drejtat e fëmijëve si dhe programim për të drejtat e fëmijëve”, ka thënë ai.
Donjetë Kelmendi drejtoresh e KOMF, tha se raporti është i publikuar është mjete për të unifikuar qëndrimet dhe pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend.
“Ky raport është mjet, ne si koalicion e shohim si mjete për të unifikuar qëndrimet, për të unifikuar pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmije ne vend. Presim që politikë bërësit, Qeveria, komunat, profesionistët të kenë parasysh rekomandimet e të gjeturat që dalin nga ky raport i monitorimit në mënyrë që të ndikojnë në përmirësimin e politikave, në rritjen e kapaciteteve institucionale, rritjen e investimeve buxheti si dhe rritjen e llogaridhënies”, ka thënë ajo.