Rama për aksidentin me tre të vdekur: Ngushëllime familjeve, jemi me ju në këtë moment të vështirë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aksidentit tragjik me tre të vdekur në rrugën Gjilan- Prishtinë.

Ai ka thënë se këto janë momente të rënda familjet dhe të afërmve të viktimave, të cilëve iu ka shprehur ngushëllime.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.  Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *