Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të vendosur lidhur me seancën e radhës si edhe rendin e ditës.
Në mbledhjen që fillon në orën 11:00, do të jenë në shqyrtim më shumë se 30 pika mes të cilave edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kryesia kishte takim edhe në fillim të kësaj jave, por mbajtja e saj dështoi në mungesë të përfaqësuesve të opozitës.