Sot, Egzona Muqiqi, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi, feston ditëlindjen e saj, shkruan Neutral Bizz.
Egzona ka bërë emër në botën e modës me fustanet e saj tejet solemne, të cilat dalin nën markën e saj të njohur, Goddess_Exclusive.
Brendi i saj është i kërkuar jo vetëm nga yjet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, duke e bërë atë një figurë të respektuar dhe të suksesshme në industrinë e modës.
Neutral Bizz i uron Egzonës edhe shumë vite të lumtura dhe suksese në karrierën e saj që po vazhdon të rritet.