Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi s’do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se opozita tashmë duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për të penguar Qeverinë aktuale, janë vetëm përpjekje për të sabotuar interest e popullit.

“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Teksa në përfundim, deputeti i LVV-së, ka thënë se s’do të lejojnë asnjë hap pas në të drejtën e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *