Një i maskuar hyn në një shtëpi në Graçanicë, i sulmoi personat që ishin aty dhe u kërkoi para 

Një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi në Graçanicë.

Një burrë dhe një grua që jetojnë aty kanë thënë se ai i ka sulmuar dhe iu ka kërkuar para.

VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË- Graqanicë / 29.09.2024 – 21:00. Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se në shtëpinë e tyre ka hyrë një person i maskuar i cili dyshohet se i ka sulmuar duke ju kërkuar para, dhe i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa njësitë policore janë duke kryer proceduar hetimore.”



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *