Nika:është shqetësuese se si Presidentja Osmani, përfaqësohet në një ngjarje në Staten Island nga një shoqatë pro-malazeze

Aktivisti dhe organizatori i suksesshëm Naser Nika ka reaguar në lidhje me viziten e presidentës Vjosa Osmani, në Staten Island, ku sipas tij, ajo në një ngajre atje është përfaqsuar nga një shoqatë pro-malazeze.

Ai ka thënë se në atë ngjarje a nuk ka pasur shoqata shqiptare që mund të përfaqësonin interesat e Kosovës, e që sipas tij, në këtë çështje është duke u fshehur diçka më e thellë.

Nika ka theksuar se së fundi në seknën politike të Kosovës ka spekulime që marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentes Vjosa Osmani nuk janë të mira.

Ky gjest i fundit, sipas tij, mund të jetë tregues i këtyre tensioneve, pasi është e pakuptueshme që Presidentja, e cila flet me një qëndrim të fortë kundër Vuçiqit dhe Serbisë, të përfaqësohet në Staten Island nga një shoqatë që është pro-malazeze.

Postimi i tij i plotë:

Kjo situatë është me të vërtetë shqetësuese dhe e pakuptueshme për shumë shqiptarë. Si është e mundur që kryetarja e shtetit më të ri në Evropë, Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani, të përfaqësohet në një ngjarje në Staten Island nga një shoqatë pro-malazeze? Si duket, ka shumë pyetje që mbesin pa përgjigje. Nuk kishte shoqata shqiptare që mund të përfaqësonin interesat e Kosovës? Apo fshihet diçka më e thellë në prapaskenë, që shpjegon këtë zgjedhje të dyshimtë?

Ka spekulime që marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentes Vjosa Osmani nuk janë të mira. Ky gjest i fundit mund të jetë tregues i këtyre tensioneve, pasi është e pakuptueshme që Presidentja, e cila flet me një qëndrim të fortë kundër Vuçiqit dhe Serbisë, të përfaqësohet në Staten Island nga një shoqatë që është pro-malazeze, duke pasur parasysh se qeveria e Malit të Zi sot udhëhiqet në aleancë me Vuçiqin.

Kjo shoqatë ka organizuar festimet për pavarësinë e Malit të Zi, një shtet që aktualisht qeveriset nga një parti që bashkëpunon ngushtë me Serbinë dhe Vuçiqin. A mund të ndodhë që kjo shoqatë të organizojë nesër festimet e pavarësisë së Serbisë? Dhe ndërkohë, Presidentja e Kosovës ndihet krenare të përfaqësohet nga një organizatë me lidhje të tilla?

Besoj se populli i Kosovës do të vlerësojë këto vendime me votën e lirë në të ardhmen e afërt. Ata do të tregojnë mendimin e tyre përmes procesit demokratik dhe do të kërkojnë llogaridhënie për këto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *