Osmani tha se nuk dallon nga Kurti, Hamiti: Derisa këta të dy janë në një linjë, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se ish-bashkëpartiakja e tij, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dallojnë nga njëri-tjetri.

Ai i është reaguar një deklarate që e ka thënë Osmani se me Kryeministrin mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa i përket interesave afatgjata të Kosovës, nuk dallojnë. Ka thënë se sikurse Kurti, është e pakompromis.

Kjo që ka thënë Osmani sipas Hamitit është plotësisht e vërtetë.

“Është e vërtetë se nuk dallojnë, siç po e thotë edhe vetë Presidentja. Ndërkohë që Presidentja Osmani është në një linjë me Kryeministrin Kurti, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej qershorit të vitit të kaluar”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *